Kronikë
Plagosje me mjet prerës në Korçë: Arrestohet autorja
Një shtetas është plagosur me mjet prerës në Korçë, ndërsa autorja është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytet, afër postës, ku një 65-vjeçar ka plagosur me thikë një 60-vjeçar. Mësohet se shkaku ka qenë një konflikt i kastit mes dy personave, ndërsa i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës. Sipas dhënave, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetë. Pak pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, me iniciale N.H., ndërsa po bëjnë veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij. Vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.