Erion Veliaj: Çfarë bënë në burgun e Fierit?
Politikë

Gjatë disa ditëve të fundit, Erion Veliaj, një politikar shqiptar, është në qendër të vëmendjes për shkak të transferimit të tij nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. Media ka filluar të shpallë se ky transferim është një "burgosje politike" dhe se Veliaj është një "çështje e madhe politike".
Megjithatë, institucionet e qeverisë kanë sqaruar se materialet për transferimin e Veliajit janë sekrete dhe nuk mund të diskutohen.
Në fakt, Veliaj ka qenë në burg për 18 muaj dhe nuk është gjykuar ende. Ai mund të ketë dhënë dorëheqjen dhe të kishte rrëzuar çdo argument që ka dhënë SPAK, prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani dhe vendimet e gjykatave, pasi ai do të lirohej.
Kështu, përtej burgosjes politike dhe pallavreshës që na thonë media apo shkeljet e të drejtave të njeriut, Erion Veliaj duhet të thotë vetë se çfarë është situata e tij, ose të shkojë në gjykatë dhe të gjykohet, sepse për 18 muaj gjyqi mund të ishte mbyllur ose të japë dorëheqjen dhe të shkojë në shtëpi dhe të rrijë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve.
Por nuk e bën as njërin as tjetrin Erion Veliaj sepse kërkon ta trajtojë çështjen politikisht, pra ta quajë "burgosjen e tij politike".
Sipas Veliajit dhe njerëzve të tij, kryebashkiaku e ka burgosur Rama, e mbajnë në burg Edi Rama dhe e transferon Edi Rama.
Çmendurira që vetëm propaganda mashtruese e medieve të mbështetura dhe sponsorizuara në 1001 mënyra prej tyre, mund ta bëjë.
Erion Veliaj është një i burgosur si të tjerët pavarësisht se mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës.
Pyetja lind: Pse qahet që ka shkuar në burgun e Fierit? Çfarë bënte në burgun e Durrësit?
Kujtojme përgjimët e vitit 2025, kur ndodhej në burgun e Durrësit thoshte se burgu 313 ishte Alkatraz dhe kërkonte ta transferonte Ulsi Manjan.
Tani sërish i janë vërsulur Toni Gogut në një formë tjetër apo drejtoreshës së re të Burgjeve e cila ka shkuar dhe e ka transferuar për arsye që mbahen sekrete.
Po patjetër. Për çfarë arsye Erion Veliaj duhet të zgjedhë burgun ku shkon? Se ka qejf ai të jetë në Durrës dhe duhet ta çojë në Durrës?
Po mirë le ta bëjnë Erion Veliaj siç ia bëri Pablo Escobar në Kolumbi i cili bëri një burg dhe hyri vetë me të tijtë, hante, pinte, luante e të tjera, e të tjera.
Por nuk mund të ndodhë kjo në 2026, sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë.
Paraburgim është Fieri, paraburgim është Durrësi, paraburgim është dhe 313. E në rast se duan ta afrojnë Erion Veliajn që të bëjë detyrën në Tiranë le ta çojnë te burgu “313”. Kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për Veliaj dhe të tijtë.