Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, autori i dyshuar është kapur nga policia
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia. Shkaku i plagosjes është një konflikt i çastit mes dy personave.

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë pasditen e sotme, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., ka plagosur me mjet prerës një 60-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i plagosjes është një konflikt i çastit mes dy personave. I plagosuri ka marrë një demtim të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijonin veprimet për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.