Aktualitet
Ronaldo: Tifozët janë të drejta pronarët e Topit të Artë të të gjitha kohërave
Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët botërorë për mbështetjen e tyre.

Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët në mbarë botën pasi u votua fitues i çmimit BOAT (Best Ballon d’Or of All Time), për sezonin e tij të vitit 2008. “Futbolli u përket tifozëve! Faleminderit të gjithë tifozëve anembanë botës. Topi i Artë i të gjitha kohërave është edhe i juaji”, ka shkruar portugezi në Instagram. Ronaldo e vlerësoi kështu mbështetjen e tifozëve, duke ua dedikuar atyre edhe këtë çmim, i cili u përcaktua përmes votave të më shumë se 5.000 personave.