Ekonomi

Pacolli tregon si hyri në botën e biznesit dhe ndërtoi parlamentin rus

4 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Behgjet Pacolli ka rrëfyer historinë e njohjes me ish-Presidentin rus Boris Yeltsin, një marrëdhënie që ka nisur shumë vite para se biznesmeni Pacolli të hynte në kompanitë e ndërtimit. Ky takim do të shënonte dhe automatikisht futjen e tij në biznesin e ndërtimit.

Foto nga burimi: Ndërtoi parlamentin rus/ Pacolli tregon si hyri në botën e biznesit

Pacolli tregon në intervistën e tij për "Syri TV" se biseda nisi pas ditëve dhe demive të marra të parlamentit rus. Ky ishte dhe shkaku që lindi takimi me Yeltsinin. U kërkua ndërhysi i shpejtë në ato kohë për të rikonstruktuar godinën. Ai zbulon se përgatitja korrekte e projektit luajti rol themelor në "marrjen me sy të mirë" nga Yeltsini.

Kështu, Pacolli tregon një histori suksesi, ku saktësia e bëri që një prej emrave më me influencë në politikën botërore si President i atij kohe të Rusisë, t'i besonte Pacollit, i cili më vonë në fushën e ndërtimit do të ndërton emrin e vet.

"Po unë sinqerisht ju them, Jeltsinin unë e kam njohur prej viteve '79. Atëherë kur kam punuar, kam shkuar për kompaninë time tjetër, ai ka qenë guvernator në Ural dhe unë pata ndërtuar një fabrikë që prodhonte dritare, dritare edhe dyer, po specifikisht bravat, ato dorezat dhe bravat e këtyre. Ajo ka qenë prodhimi kryesor i saj, dhe e pata bërë me shumë sukses, dhe ai erdhi në hapje. Dhe aty u njoftuam. Dhe aty ai mori pjesë në një drekë që kishim, një ceremoni, si guvernator. Dhe unë, duke treguar ai, e kuptova se ai vuan prej diabetit. Edhe sa herë që shkoja atje, unë në farmaci, në aeroport bleja tabletat, 20 ose 15 franga kanë kushtuar, bleja dy-tre dhe shkoja krejt normal dhe ia derdhoja. Ishin tabletat e Cibalgines, ai e kishte mësuar terapinë e tij me këto. E jo gjithmonë i gjente ato. Edhe kështu ka shkuar, të vetmin send që kam mundur t'i dhuroj Jeltsinit, një paketë tabletash.

Hikoni gjen dikë që na i mbulon këtë marre sa më shpejt". Edhe aty duket se ai e ka përmendur emrin tim, thotë shikoni se është një firmë, se unë e di që ai nuk lyp as pagesë, as kurrgjë. Edhe në vërtetë, unë e kam marrë si sot mbrëma, e kam marrë informacionin, të nesërmen me avion kargo kam dërguar se pari rrjetën e gjelbër për të mbuluar, se ajo ishte diçka e re atëherë, askush nuk kishte mbuluar një ndërtesë me rrjetën e gjelbër që mos të duket ajo vrimë. Dhe e kemi mbuluar brenda 48 orëve. Dhe atëherë ai falënderohet. Ekipi i tij thotë: "Shikoni, presidenti ka thënë sa më shpejt të riparohej kjo, a mundeni ju ta riparoni?". I thashë: "Po more, unë punoj në këtë, unë isha duke ndërtuar një spital në Jakutsk, një spital 250 milionë, kisha një tjetër spital në Rusinë Qendrore dhe kisha disa projekte". Dhe me thotë: "Të lutem bëni ofertën, e kam dërguar arkitektin tim, e kanë parë situatën dhe kontrata e pare ka filluar aty, ajo që ka nxjerrë Kremlinin. Ne aq shpejt e kemi bërë këtë, janë videot, sot të asaj kohe. Çernomirdin ka qenë kryesuesi i qeverisë atëherë, kryeministër, dhe ai vjen po shumë kohë ka kaluar edhe me punëtorët tanë, me kosovarët dhe shqiptarët. Komplet ka qenë punëtorë që kanë punuar aty diku mbi 2000 njerëz, kanë qenë krejt shqiptarë.

Dhe e kemi kryer në shpejtësi këtë, domethënë kualiteti, korrektësia, serioziteti, shpejtësia, dhe kur s'i kam kushtuar me pagesë, ata kanë paguar kur kanë mundur. Ajo sigurisht ka qenë një arsye që unë munda të punoj në Kremlin. Unë kam qenë pak, aty e kam luajtur një lojë më të mençur se çdo tjetër. E kam gjetur dokumentacionin e Kremlinit, krejt ai ka qenë në bibliotekën e Leninit. Dhe kam shkuar, e kam huazuar komplet dokumentacionin, e kam prurë këtu në Firence. Kam angazhuar njerëzit, për gjashtë muaj e kanë fotokopjuar krejt atë dokumentacion, ia kam kthyer origjinalin dhe ne këtu kemi bërë komplet projektin e rinovimit të Kremlinit. Për arsye se unë e dija se një ditë ata do ta bëjnë këtë. Për arsye se Jeltsini ka pasur absolutisht, çdo ditë kur ka parë diçka komuniste e ka urryer dhe ka dashur ta ndryshojë", u shpreh Pacolli.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.