Aktualitet

Marash Kumbulla: "Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme që të kalonim në raundin tjetër"

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Marash Kumbulla bëri debutimin e tij me Rayo Vallecano dhe shfaqi cilësitë e tij më të mira në një ndeshje që skuadra madrilene e fitoi 3-2.

Foto nga burimi: Pati një debutim të shkëlqyer, Marash Kumbulla ‘i hap punë’ trajnerit të Rayo Vallecano

Marash Kumbulla vë në vështirësi trajnerin Beñat San José. Kur dukej se dyshja e qendërmbrojtësve te Rayo Vallecano ishte përcaktuar tashmë me Lejeune dhe Mujaid, futbollisti i kombëtares shqiptare bën një paraqitje të shkëlqyer në debutimin e tij, pikërisht në sfidën që Rayo zhvilloi me Recreativo Huelva të enjten e 27 tetorit që skuadra madrilene e fitoi 3-2 pas kohës shtesë.

Kumbulla ishte i fundit nga transferimet e Rayos gjatë kësaj vere që bëri debutimin e tij me qendërmbrojtësin kuqezi që la përshtypje shumë të mira. Kumbullua qëndroi në fushë për 80 minuta dhe u shfaq shumë i besueshëm në mbrojte dhe vendimtar në sulm.

Në Nuevo Colombino, Marash Kumbulla shfaqi cilësitë e tij më të mira, shërbeu si një urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit dhe në total realizoi 5 kontribute difensive dhe i fitoi të gjithë duelet (5/5). Për më tepër në një nga aksionet për të nxjerrë topin nga zona, ai u përfshi në një sulm dhe fitoi penalltinë që u shndërrua në gol nga Alemao që barazoi 1-1.

Në përfundim të asaj ndeshjeje, Marash Kumbulla u shfaq shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. ‘Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme që të kalonim në raundin tjetër-ishin fjalët e Kumbullës që foli edhe për formën e tij-ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka që të arrijmë objektivat sepse tifozët tanë e meritojnë. Jam plotësisht në dispozicion të trajnerit dhe kur ai të ketë nevojë për mua, do të jem i përgatitur’.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.