Toni Gogu: Kur do ta nxjerrë tavolinën e dialogut për Erion Veliaj?
Deputeti Bledi Çuçi ka kërkuar ministrit Toni Gogu informacion në lidhje me transferimin e Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. Çuçi ka pyetur nëse transferimi ishte një transferim i personalitetit të rëndësishëm nga një hotel në një hotel, apo nëse kishte vjedhur ndonjë njeri në rrugë. Ministri Gogu duhet të nxjerrë tavolinën përpara ministrave të Drejtësisë dhe të ftojë në dialog Bledi Çuçin, Fatmir Xhafajn, Plarent Ndrecën, Alban Dokushin, Halit Valterin dhe mediat kryesore që kanë mbështetur Erion Veliaj.

Sot në media doli lajmi se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zhvilluar përpara seancës së Kuvendit, deputeti Bledi Çuçi i kishte kërkuar ministrit Toni Gogu informacion në lidhje me transferimin e Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. Çuçi ka pyetur nëse transferimi ishte një transferim i personalitetit të rëndësishëm nga një hotel në një hotel, apo nëse kishte vjedhur ndonjë njeri në rrugë! Në fakt, kishin transferuar një të paraburgosur, nga një paraburgim, në një paraburgim tjetër. Por përtej kësaj, duke parë dhe situatën politike në vend, protestat dhe zgjidhjen që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, ne propozojmë një akt shumë serioz. Kërkojmë që ministri Toni Gogu të nxjerrë tavolinën përpara ministrave të Drejtësisë dhe të ftojë në dialog Bledi Çuçin, Fatmir Xhafajn, Plarent Ndrecën, Alban Dokushin, Halit Valterin, të gjithë këta që kanë protestuar, përfshirë edhe mediat kryesore që kanë mbështetur Erion Veliaj. Pse jo, t’i mos mungojë atje Grida Duma, Carlo Bollino apo kushdo tjetër, edhe Mero Baze. Për më tepër ky i fundit mund të jetë edhe zgjidhja e konsensusit, mund të drejtojë tryezën dhe të jetë negociatori kryesor me Toni Gugin, që t’i marrë të gjithë t’i ulë në tryezën e dialogut. Presim reflektimin e ministrit të Drejtësisë dhe vendosjen e tavolinës përpara godinës, për të filluar dialogun, pse u transferua Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. Toni Gogu këtu mund të tregojë se, mund të zgjedhë një tavolinë tjetër por për të mos ia kaluar kryeministrit në zgjedhjet e tij mund të marrë ndonjë tavolinë të thjeshtë zyre ose mund të vendosë shilte ose një sofër të cilën mund ta marrë në Dibër dhe ta zgjidhë me stilin e Hajredin Pashës që Toni Gogu mund ta ketë reflektuar se fundi. Megjithatë ne kemi bërë një propozim: Erion Veliaj duhet të çohet në burgun “313”, për të qenë më afër zyrës së tij, më afër SPAK-ut, ndoshta me dritare nga zyra e Altin Dumanit dhe Ols Dados.