Trump dhe Erdogan diskutuan për Samitin e 13-të të Organizatës së Shteteve Turke
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar dy biseda telefonike brenda 24 orëve, ndërsa Turqia festonte Ditën e Republikës. Bisedat kanë qenë në lidhje me organizimin e Samitit të 13-të të Organizatës së Shteteve Turke, që do të mbahet në Ankara.

Presidenti turk, Erdogan, ka përcollur presidentit amerikan, Trump, përshëndetjet e liderëve të pranishëm në darkë, ndërsa gjatë bisedës të dy udhëheqësve diskutuan për organizimin e Samitit të 13-të të Organizatës së Shteteve Turke.
Erdogan ka thënë se samiti do të zhvillohet në Ankara dhe se pjesëmarrësit pritej të marrin vendime për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rolin ndërkombëtar të organizatës.
Presidenti turk ka theksuar se Organizata e Shteteve Turke, e cila përfaqëson një hapësirë me mbi 200 milion banorë, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në Azinë Qendrore.
Nga ana e tij, presidenti amerikan, Trump, ka përcollur Erdoganit urimet për zhvillimin me sukses të samitit. Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy presidentëve brenda 24 orëve.
Trump dhe Erdogan kishin komunikuar edhe më parë, kur diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, si dhe zhvillimet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.
Kontaktet e njëpasnjëshme mes dy udhëheqësve vijnë në një periudhë kur Ankaraja synon të forcojë bashkëpunimin me vendet turqofolëse dhe të zgjerojë rolin e Organizatës së Shteteve Turke në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.