Aktualitet

Poshtërimi i Erion Veliajit dhe mësimet që nuk i nxjerrin idiotët

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Erion Veliaj, një figurë e njohur në politika shqiptare, është shpuar nga Edi Rama dhe është tashmë një nga njerëzit më të poshtëruar në Shqipëri. Artikulli tregon se Veliaj nuk kishte guxim të tentonte ta "vriste" Ramën politikisht, dhe se ai nuk kishte besnikë dhe jo servilë e interesaxhinj për të çuar përpara qëllimet e tij politike.

Foto nga burimi: Poshtërimi i Erion Veliajt dhe mësimet që nuk i nxjerrin idiotët

Erion Veliaj ka qenë një yll i shoqërisë civile dhe i ambasadave perëndimore në Shqipëri që nga fillimi i viteve 2000. Më pas u bë ylli i Rilindjes, falë mbështetjes së jashtëzakonshme të kreut të saj, Edi Rama. Ai nisi si ministër i Punëve dhe përfundoi pikërisht në kolltukun që kishte ngrohur kreu i organizatës para se të bëhej kryeministër. Karriera e tij identike, stil propagande po ashtu, e bindi jo vetëm idiotët, por edhe njerëz me një barrë mend se ai ishte pasardhësi. Erion Veliaj u përdor si qen sulmi nga Rama për të poshtëruar kundërshtarët brenda partisë dhe ata që e përballej. Deliri dhe cektesia politike bënë që ai të mos kuptonte kurrë se jeta ka një ligj të ashpër: "T'i bësh tjetrit, do ta gjejsh vetë". Thënë kjo, ai u tregua aq i verbër, sa nuk e kuptoi kurrë kujt po i shërbente me atë verbëri. Sot, ai është njeriu më i poshtëruar ndër të gjithë ata që Edi Rama ka hedhur në makinën grirëse të mishit, organizatën e vet partnere që quhet SPAK. Gjithçka që i ka ndodhur Erion Veliajit duhet të shërbejë si manual për secilin nga 82 deputetët e Rilindjes. Ngritja, shkëllqimi dhe poshtërimi i tij do të jenë fati i secilit prej tyre. Dhe secili prej tyre duhet ta kuptojë se Veliaj e pësoi nga mungesa e guximit, nga arroganca e pushtetit dhe nga mediokriteti politik. Të kishte guxim, së paku do të duhej të tentonte ta "vriste" Ramën politikisht menjëherë pasi mori mandatin e tretë në krye të bashkisë. Po të mos ishte treguar arrogant nga pushteti, do të kishte pasur besnikë dhe jo servilë e interesaxhinj për të çuar përpara qëllimet e tij politike. Po të mos ishte mediokër në politikë, do të kishte njohur karakterin e Edi Ramës që kur ishte çilimi në shoqërinë civile. Ai nuk pati asnjë prej këtyre cilësive dhe sot është njeriu më i poshtëruar në radhët e viktimave që Edi Rama ka sakrifikuar për pushtet. I poshtëruar jo sepse një ditë e morën për leckash nga burgu i Durrësit dhe e çuan në Fier. Por i poshtëruar sepse i kanë ngulur thikën pas shpine njerëzit e tij më të afërt. E tradhtoi i pari Arbjan Mazniku, shoku i ngushtë. E la vetëm Endri Fuga, gjithashtu dikur shok për kokë. E turpëruan anëtarët e këshillit bashkiak në bllok, duke votuar për shkarkimin e tij pa u menduar dy herë. I shiti edhe Fatmir Xhafaj, për të cilin Veliaj rrezikoi karrierën e vet duke e bërë deputet. Dhe, në fund, e tradhtoi edhe prifti që e bekoi në altar, Toni Gogu. Unë nuk pres që dikush të reflektojë, pasi ata janë një klub të pabesësh, intrigantësh e hajdutësh. Por e bëra këtë shkrim si parashkrim të fatit të secilit. Se së paku, nuk dyshoj që nuk dinë shkrim e këndim.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.