PD kundërshton procedurën e Reformës Territoriale, çon në këshillë bashkiake draftin alternativ me 100 bashki dhe 12 qarqe
Partia Demokratike (PD) ka kundërshtuar procedurën e Reformës Territoriale dhe ka çuar në këshillë bashkiake një draft alternativ me 100 bashki dhe 12 qarqe.

Edhe pse ligji për Reformën Territoriale 0.2 u miratua në Parlament dhe mund të shfuqizohet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese, PD ka vazhduar me hartimin e draftit të saj për këtë reformë. Tashmë në bashkitë e vendit ka mbërritur pr.ligji i propozuar nga PD i cili parashikon 100 bashki dhe 12 qarqe. Si për të vazhduar farsën e marrjes së mendimeve nga pushteti vendor, sërish u kërkohet këshillave bashkiakë dhe këshillave të qarqeve të shprehin mendimin e tyre për këtë pr.ligj brenda 60 ditëve. Materiali gjithashtu u është dërguar edhe Gjykatës së Lartë, KQZ etj. PD ka konstatuar sipas saj shkelje në procesin e konsultimeve. Sipas PD, nisma zyrtare për konsultimet nisi me shkresën Nr. 3573 të Parlamentit, të datës 31 korrik 2026. Bashkitë përkatëse (si p.sh. Bashkia Cërrik apo Lushnje) e protokolluan atë në fillim të gushtit dhe njoftuan zyrtarisht një afat konsultimi prej 60 ditësh, i cili ligjërisht duhet të zgjaste deri më 30 shtator 2026. Pavarësisht se ligji dhe njoftimet e vetë bashkive specifikojnë që ky proces zgjat deri në fund të shtatorit, Partia Socialiste e përfshiu projektligjin në kalendarin e punimeve të Kuvendit që në mes të shtatorit, thuhet në shkresën e PD. Partia Demokratike shton se sipas Ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, organet ligjvënëse janë të detyruara të lejojnë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e nismave, të mbledhin të gjitha rekomandimet, dhe t’u kthejnë përgjigje të argumentuar komuniteteve për pikat që pranohen ose refuzohen. Duke caktuar votimin në parim në Komisionin e Ligjeve për datën 29 shtator dhe votimin final në seancë plenare për datën 8 tetor, mazhoranca e kthen procesin e konsultimit në një formalitet.