Aktualitet
Protestuesit refuzojnë dialogun, Edi Rama vendos sërish para Kryeministrisë tavolinën e gurtë
Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish sofrën e gurtë për dialog me protestuesit, por këta nuk e pranojnë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur edhe mëngjesin e kësaj të premte sofrën e gurtë për dialog me protestuesit. “Mirëmëngjes”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas videos së publikuar në rrjetet sociale. Prej disa ditësh, Rama vendos para Kryeministrisë sofrën e dialogut me protestuesit, por këta të fundit nuk e pranojnë një gjë të tillë.