"Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik, por ruajnë privilegjet për 'miqtë e pushtetit'"
Qeveria propozon një projektligj për investime që shfuqizon ligjin për investime strategjike, por ruajnë mekanizmat dhe përfiteimet e ligjit të mëparshëm. Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik, analizë kostë-përfite dhe monitorim, por parashikojnë gjithashtu dhe përjashtime nga gara kryesisht për investime në prona private.

Qeveria propozon një projektligj për investime që shfuqizon ligjin për investime strategjike, por ruajnë mekanizmat dhe përfiteimet e ligjit të mëparshëm. Projektligji "Për Investime" i publikuar në platformën e konsultimit publik, shfuqizon ligjin për Investime Strategjike të vitit 2015 dhe atë për Investime të Huaja të vitit 1993, por nuk heq dorë nga instrumentet që i mundësojnë shtetit të mbështesë projekte private përmes pronave publike, infrastrukturës dhe lehtësimin e procedurave administrative dhe vënien në dispozicion të brigjeve të detit.
Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik, analizë kostë-përfite dhe monitorim, por parashikojnë gjithashtu dhe përjashtime nga gara kryesisht për investime në prona private. Ligji krijon gjithashtu një fond të nxistjes së investimeve, i ngjashëm me atë të fondit për investime strategjike, ku mund të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore në zonat me potencial zhvillimi, të cilat mund të vihen në dispozicion investimeve të përzgjedhura.
Një strukturë e veçantë shtetërore do të administrojë skemat e mbështetjes për investimet, i ngjashëm me Komitetin e Investimeve Strategjike që drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Struktura do të quhet Komiteti për Nxitjen e Investimeve dhe do të drejtohet nga ministri i Ekonomisë. Në dispozitat kalimtare të projektligjit parashikohet se çdo investitor strategjik që ka përfunduar me ligjin e vjetër do të të vijojë të mbështetet me procedurat e miratuara, sipas atij ligji.
Deputetë të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë dyshojnë se ligji i ri do të t'u japë zgjidhje problematikave të hasura me "investimet strategjike" dhe paralajmërojnë se miratimi i tij në këto format do të sjellë sërisht probleme me transparencën, monitorimin dhe përdorimin e pronës publike.