Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa ftesa e tij është refuzuar deri më tani.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa ftesa e tij është refuzuar deri më tani. Ai ka vendosur tryezën e betonit jashtë Kryeministrisë me ftesat për dialog. Sot shënohen 18 ditë protestë që nga 13 tetori. Java e pare e protestës u shoqërua me tensione të larta mes protestuesve dhe policisë, duke shënuar të plagosur mes tyre dhe të shoqëruar në polic. Pas javës së pare të protestës, reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i ashpër duke vendosur paketa masash për protestuesit e dhunshëm.