Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, mbërriti në Atlanta për të përfaqësojë Moskën në takimin e ministrave të jashtëm të G20-ës, ku do të kërkojë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti të premten në qytetin e Atlantës në shtetin amerikan të Xhorxhias, ku do të përfaqësojë Moskën në një takim të ministrave të jashtëm të G20-ës. Ministria e Jashtme ruse njoftoi mbërritjen e Lavrovit në SHBA, ndërsa shumë media ruse thanë se delegacioni rus fluturoi për më shumë se 20 orë, duke ndjekur një rrugë që anashkaloi vendet që Moska i konsideronte “jomiqësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, kishte konfirmuar një ditë më parë se Lavrov do të nisej për një vizitë dy-ditore në Atlanta për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G20-ës, të organizuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Ajo vuri në dukje se shumica e çështjeve organizative në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit rus në takim ishin zgjidhur.
“Megjithatë, duhet të përmend se, duke qenë se nisja është planifikuar brenda 24 orëve të ardhshme, shumica e çështjeve u zgjidhën me sukses në minutën e fundit. Pra, delegacioni është formuar, të gjitha formalitetet janë përfunduar dhe është gati të fillojë punën”, tha Zakharova.
Qeveria ruse tha të enjten se Lavrov synon të kërkojë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë gjatë punimeve të këtij takimi.