Kronikë
U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Marikaj
Një 41-vjeçar u arrestua në Marikaj për trafikimin e armëve zjarri dhe narkotikëve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar "Përleshja" dhe arrestuan në flagrancë një shtetas shqiptar, 41-vjeçar, në Vorë. Ai u ndalua në makinë në Marikaj, duke qenë me masa sigurie "Arrest në shtëpi", për veprim penal "Goditje për shkak të detyrës". Nga kontrolli fizik iu gjet një armë zjarri me municion, ndërkohë që nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë. Punohet për dokumentimin e plotë të përleshjes së shtetasit në veprimtari kriminale.