Muçollari: Protestat në vend nuk vijnë pa kosto
Anëtar i Kryesisë së PD-së, Grigëll Muçollari, ka deklaruar se opozita dhe qytetarët duhet të jenë bashkë në protesta, pasi numri është një element i fortë i protestave dhe reagimi.

Anëtar i Kryesisë së PD-së, Grigëll Muçollari, ka deklaruar se opozita dhe qytetarët duhet të jenë bashkë në protesta, pasi numri është një element i fortë i protestave dhe reagimi. "Ka instrumente dhe elementë mediatikë që duan të bëjnë ndarje mes protestuesve të opozitës dhe qytetarëve, por në thelb ata qytetarët po protestojnë", tha Muçollari. "Qytetarët që kanë dalë të protestojnë duhet të jenë bashkë, ndonjëherë numri është element i fortë i protestave si dhe reagimi. Sot jemi në një pikë ku kemi nevojë për një pikë kështjellë dhe kjo nuk vjen gjithmonë pa kosto", tha Muçollari.