Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së Arlinda Zekaj, që u vra në tetor 2026. Gërvalla ka thënë se raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor.

Gërvalla ka deklaruar se raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse. “Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.
Nga të dhënat e prezantuara nga ministrja e Drejtësisë, më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se po përjetonte dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ajo kishte raportuar gjithashtu për kërcënime, dhunë dhe posedimin e një arme me leje nga bashkëshorti. Pavarësisht se ishte bashkëpronare e shtëpisë, Zekaj kishte deklaruar se bashkëshorti dhe familjarët e tij po e pengonin të hynte në pronën e saj. Më pas, më 7 shtator, ajo kishte kërkuar mbrojtje emergjente në Gjykatën Themelore në Pejë. Po atë ditë, sipas Gërvallës, ajo i kishte dërguar gjykatës një mesazh ku shprehte frikën për jetën e saj.