Dolce publikon momente romantike me partnerin e saj
Dolce publikon momente romantike me partnerin e saj në Instagram, duke zbuluar fytyra e tij për herë të parë.

Pas muajsh të tërë duke e mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut, Dolce ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente romantike krah partnerit të saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka publikuar një kolazh videosh, ku për herë të parë shfaqet më qartë fytyra e djalit që i ka rrëmbyer zemrën. Ky publikim duket se u jep fund aludimeve dhe kuriozitetit të ndjekësve, të cilët prej kohësh pyesnin se kush ishte personi që qëndronte pranë saj. Megjithatë, edhe pse ka vendosur të ndajë këta momente me publikun, Dolce vazhdon të ruajë një pjesë të rëndësishme të privatësisë. Ajo nuk ka zbuluar emrin e partnerit dhe as detaje të tjera rreth identitetit të tij, duke zgjedhur që vëmendjen ta mbajë te momentet e tyre së bashku.