Makina përplas turmën në Nju Jork, plagosen gjashtë persona në festën e Halloween-it
Një përplasje me makinë në Nju Jork plagos gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, gjatë një aktiviteti për Halloween-in.

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur nga një përplasje me makinë gjatë një aktiviteti për Halloween-in në lagjen Bushwick të Bruklinit, në Nju Jork. Përplasja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale, gjatë një aktiviteti në Knickerbocker Avenue, pranë Bleecker Street, raportuan mediat vendase. Një grua 74-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar u transportuan në Qendrën Mjekësore Wyckoff; një grua 31-vjeçare, një vajzë 6-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare u dërguan në Spitalin Bellevue, ndërsa një grua 53-vjeçare u transportua në Qendrën Spitalore Elmhurst. Të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit u shoqëruan në polici, ndërsa pritet të përcaktohen akuzat e mundshme. Sipas raportimeve, drejtuesi 56-vjeçar dyshohet se e drejtoi një sedan të zi mbi trotuar. Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.