"Administrativja" pezulloi bojkotin e avokatëve, Mblidhet Këshilli i Dhomës së Avokatisë
Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatisë për bojkotin e seancave gjyqësore para GJKKO-së, duke i dhënë një shpresa për avokatët që ishin në bojkot.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, sot është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Prej javësh, Maks Haxhia mori "peng" Dhomën e Avokatisë duke vendosur që avokatët të bojkotonin seancat gjyqësore para GJKKO. Pretendimi për bojkotin ishte rregullja e re e GJKKO për mosmbajtjen e telefonit në sallë gjatë seancave. Justifikimi për bojkot ishte qesharak, pasi kujtohej më pare rastin ku Maks Haxhia dhe disa nga kolegët e tij avokatë mbështetën që të mos lejohej telefoni brenda sallës apo fotografimi i tij. Skenari doli zbuluar dhe rezultoi se Maks Haxhia vendosi bojkotin për të shërbyer klientëve të tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.