Kronikë
Turku kapet në Shqipëri, akuzohet për vrasje në Maqedoni
Shtetas turk, 31 vjeç, u kap në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Maqedoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë kapur në hyrje në Shqipëri shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoni për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.