Katër shqiptarë të akuzuar për grabitje luksoze në Spanjë, 80 vjet burg
Katër shtetas shqiptarë janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me grabitje të organizuara në banesa dhe falsifikim dokumentesh zyrtare në Spanjë. Prokuroria spanjolle kërkon 80 vite burg për katër të akuzuarit.

Katër shtetas shqiptarë, Mateo S., Florjan P., Ardian B. dhe Renato I., janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me grabitje të organizuara në banesa dhe falsifikim dokumentesh zyrtare në Spanjë. Prokuroria spanjolle kërkon 80 vite burg për katër të akuzuarit.
Sipas medias spanjolle El Debate, katër të akuzuarit janë të njohur me nofkën "Pelao" dhe "El Barbas". Ata dyshohen se ishin pjesë e një rrjeti kriminal që organizonte grabitje të planifikuara në banesa në disa provincat e Spanjës. Hetuesit kanë zbuluar se anëtarët e organizatës kishin marrë me qira apartamente në rrugët Orgues dhe Agullers të Barcelonës, të cilat i përdornin si bazë për organizimin e lëvizjeve drejt zonave të tjera të vendit.
Aktiviteti i organizuar i grabitjeve përfshinë një metodë të mirëorganizuar për të realizuar vjedhjet. Anëtarët niseshin disa ditë para grabitjeve, qëndronin të fshehur në zona pyjore pranë banesave të zgjedhura dhe përdornin automjete të regjistruara në emër të personave të tjerë, të pajisura me targa të dyfishta për të shmangur identifikimin nga policia.
Pas hyrjes me forcë në banesa, duke kapërçyer mure dhe duke thyer dyer apo dritare, ata largoheshin drejt zonave me bimësi të dendur, ku fshiheshin deri në largimin e forcave të policisë. Në dosjen hetimore përfshihen disa grabitje të kryera në provincat Valladolid, Pontevedra dhe Ourense, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në Madrid dhe në zona të tjera të Spanjës.
Një nga episodet e dokumentuara ka ndodhur më 14 mars 2025, në kompleksin rezidencial El Burgo, në komunën Olmedo të Valladolidit. Sipas akuzës, autorët hynë me forcë në banesë dhe morën 500 euro para të gatshme, si dhe bizhuteri, përfshirë dy ora të markës Emporio Armani dhe sende ari, me vlerë të përgjithshme 1.135 euro.
Një ditë pas, më 15 mars, ata dyshohen se kryen një tjetër grabitje në Peñafiel, ku pasi kapërçyen gardhin dhe thyen derën e pasme të banesës, vunë medaljone, unaza dhe byzylykë ari me vlerë 1.750 euro.
Aktiviteti i dyshuar kriminal vijoi edhe në provincën Pontevedra, më 23 maj 2025. Grupi hyri në një banesë në Nespereira-Pazos de Borbén, ku vunë bizhuteri, telefona, kompjuterë dhe para. Vlera e sendeve të grabitura arrinte në 16.285 euro. Mes tyre kishte edhe ora luksoze të markave Hublot, Tag Heuer, Certina dhe Bulgari.
Një pjesë e konsiderueshme e sendeve të vjedhura u gjetën më vonë të fshehura në një parking pranë Spitalit Universitar të Bellvitge, në Barcelonë.
Tashmë, katër të akuzuarit pritet të përballen me procesin gjyqësor në Valladolid, ku Prokuroria kërkon dënime që në total arrijnë në 78 vite burg.