Politikë
Lokalet e 2027: Social Demokratët të Tom Doshit zgjedhin datën e preferuar
Presidenti Bajram Begaj do të takohet me përfaqësues të Social Demokratëve të Tom Doshit për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale të 2027.

Presidenti Bajram Begaj do të takohet sot me përfaqësues të Social Demokratëve të Tom Doshit për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale të 2027. Një prej deputetëve të kësaj force politike, i kontaktuar nga Top Channel, tha se ata shkojnë në presidencë për të propozuar datën 9 Maj. Në këtë takim do të përfaqësohen Altin Vrioni dhe deputeti Tedi Mula.