Kronikë
38-vjeçari i dënuar në Itali, arrestohet në Vlorë dhe pritet ekstradimi
Shtetasi i dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, është arrestuar në Vlorë dhe pritet të ekstradohet në Itali.

Shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, u kap në qytetin e Vlorës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim për disa veprimtari kriminale. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.