Bayern Munich i mbyll derën Haalandit
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ka deklaruar se klubi nuk do të transferojë sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ka deklaruar se klubi nuk do të transferojë sulmuesin norvegjez Erling Haaland. Dreesen tha se Bayern ka sulmuesin më të mirë në botë, Harry Kane, dhe një linjë sulmuese që nuk ka të barabarta në Evropë. Për këto arsye, çështja e nënshkrimit me Haalandin është jashtë diskutimit.
Dreesen theksoi gjithashtu se Bayern ka kapacitetin financiar për të realizuar transferime të mëdha nga Premier League, duke përmendur si shembuj afrimet e Harry Kane, Luis Díaz dhe Michael Olise. Pra, sipas tij, pengesa nuk është financiare, por fakti se klubi është i kënaqur me repartin ofensiv që ka ndërtuar.
Nëse do të largohej nga Manchester City, Haaland mund të shihte drejt Spanjës, ku Real Madrid dhe Barcelona përmbërdoren si dy prej destinacioneve të mundshme. Për momentin, megjithatë, gjithçka mbetet e lidhur me zhvillimet e çështjes së Manchester City dhe të ardhmen e sulmuesit norvegjez.