Vdekja e diplomatis dhe ish-deputetit Bashkim Zeneli
Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli ka ndërruar jetën në moshën 78-vjeçare në një spital jashtë vendit.

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli ka ndërruar jetën në moshën 78-vjeçare në një spital jashtë vendit. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, si dhe mbajti detyren e deputetit në Kuvend.
Zeneli ka ushtruar gjatë karrierës së tij profesionin e gazetarit dhe publicistit, ndërsa më pas u angazhua në politike dhe diplomaci. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador në Gjermani dhe Greqi.
Zeneli ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste. Gjatë shërbimit diplomatik, ai u angazhua në marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë dhe Greqinë. Përvojën e tij në diplomaci e pasqyrua edhe në shkrime dhe kujtime që botoi mbi politikën e jashtme shqiptare.
Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin në politikën e jashtme, gazetari, publicistikë dhe për shërbimin si deputet dhe ambasador.