Transporti ajror dhe detar shënjuan ecuri të kundër në verën e vitit 2026
Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes linjave ajrore u rrit me 23.3%, ndërsa transporti detar regjistroi një rënie prej 5.4% gjatë verës së vitit 2026.

Gjatë verës së vitit 2026, transporti ajror dhe ai detar kanë shënua ecuri të kundër. Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes linjave ajrore u rrit me 23.3%, ndërsa transporti detar regjistroi një rënie prej 5.4%. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën korrik-shtator 2026, përmes linjave ajrore udhëtuan rreth 4.8 milion pasagjerë, ose 907 mijë më shumë se një vit më parë. Në të njëjtin periudhë, përmes porteve detare udhëtuan rreth 956 mijë pasagjerë, me një rënie prej 55 mijë personash.
Transporti ajror, rritje me 23.3% e pasagjerëve Në tremujorin e tretë të vitit 2026, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes linjave ajrore arriti në 4,799,773, nga 3,892,761 në të njëjtin periudhë të vitit 2025, duke shënua një rritje prej 23.3%. Në total, përmes transportit ajror udhëtuan 907,012 pasagjerë më shumë se një vit më parë.
Tremujori i tretë përkon me kulmin e sezonit turistik, kur rritet ndjeshëm lëvizja e udhëtarëve drejt dhe nga Shqipëria. Të dhënat tregojnë se transporti ajror ka vijuar zgjerimin e fortë edhe gjatë sezonit veror të vitit 2026.
Transporti detar, rënie e pasagjerëve në Sarandë, Vlorë dhe Durrës Ndryshe nga transporti ajror, lëvizja e pasagjerëve përmes porteve detare ka shënua rënie gjatë tremujorit të tretë. Sipas INSTAT, në periudhën korrik-shtator 2026, përmes porteve shqiptare udhëtuan 955,988 pasagjerë, nga 1,010,888 në të njëjtin periudhë të vitit 2025, me një ulje prej 5.4%, ose 54,900 pasagjerë më pak.
Rënia më e madhe në vlerë absolute u regjistrua në Portin e Sarandës, ku udhëtuan 462,658 pasagjerë, nga 497,285 një vit më parë, me një ulje prej 7%, ose rreth 34,600 pasagjerë më pak. Megjithatë, Saranda vijoi të ishte porti me numrin më të lartë të pasagjerëve, duke përfaqësuar 48.4% të totalit.
Në Portin e Vlorës, numri i pasagjerëve zbriti në 85,829, nga 100,673 në tremujorin e tretë 2025, duke shënua një rënie prej 14.7%, me e thella në përqindje ndërmjet porteve kryesore.
Edhe Porti i Durrësit regjistroi tkurrje të trafikut të pasagjerëve, megjithëse më të lehtë. Në këtë port udhëtuan 407,501 pasagjerë, nga 412,930 një vit më parë, me një rënie prej 1.3%. Durrësi përfaqësoi 42.6% të totalit të pasagjerëve detarë.
Në Portin e Shëngjinit nuk u regjistrua transport pasagjerësh gjatë tremujorit të tretë.
Ndryshe nga pasagjerët, transporti detar i mallrave shënua rritje. Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara përmes porteve arriti në 2.44 milion tonë, nga 2.25 milion tonë një vit më parë, me një rritje prej 8.8%.
Transporti hekurudhor, mallrat bien me 45% Transporti hekurudhor i mallrave ka shënua rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Sipas INSTAT, përmes rrjetit hekurudhor u transportuan 85.9 mijë tonë mallra, me një rënie prej 45% krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar.
Volumi i transportit, i matur në ton-kilometra, zbriti në 2.98 milion, nga 4.87 milion një vit më parë, duke shënua tkurrje prej 38.7%.
Rreth 98.3% e mallrave të transportuara me hekurudhë përbëhej nga kategoria e qymyrit, linjitit, naftës bruto dhe gazit natyror.
Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim rezulton 253 kilometra.