Pse rrimë zgjuar me telefon edhe kur jemi të lodhur?
Shumë njerëz rrinë zgjuar me telefonin edhe kur janë të lodhur, dhe kjo është një fenomen i quajtur Bedtime procrastination. Kjo është një kombinim i faktorëve psikologjikë dhe biologjikë.

Shumë njerëz gjatë ditës janë të mbingarkuar me punë, studime apo përgjegjësi, dhe natën, telefoni bëhet mënyra më e lehtë për të "vjedhur" pak kohë personale. Aplikacione si Instagram apo TikTok janë dizajnuar për të të mbajtur sa më gjatë, duke çliruar dopaminë dhe truri kërkon "edhe një tjetër". Ekranet pengojnë prodhimin e melatoninës, duke e shtyrë edhe më shumë momentin e fjetjes. Shumë njerëz qëndrojnë zgjuar sepse po shmangin stresin apo detyrimet e ditës tjetër. Kur e shtyjmë gjumin vazhdimisht, prishim orën tonë të brendshme, dhe kjo e bën edhe më të vështirë të flemë herët ditët në vijim. Kjo mund të çojë në lodhje kronike, probleme me përqendrimin dhe kujtesën, ankth, nervozizëm dhe ndryshime humori, dhe probleme me shëndetin. Në vend të kësaj, mund të vendosim një "orë fikjeje" për telefonin, të mos e përdorim shtratin për scroll, të krijojmë një rutinë dhe të jemi më të kujdesshëm me kohën gjatë ditës.