ProEksporti kundërshton favorizimin e Guna Tactical për uniformat shtetërore
ProEksporti, përfaqësuesi i industrisë shqiptare të konfeksioneve dhe këpucëve, ka kundërshtuar politikën e qeverisë për krijimin dhe favorizimin e shoqërisë Guna Tactical, një ndërmarrje me pjesëmarrje shtetërore dhe private në tregun e prodhimit dhe furnizimit me uniforma ushtarake.

ProEksporti ka deklaruar se ky model ngre shqetësimet serioze për mundësinë e orientimit të furnizimeve shtetërore drejt një operatori të privilegjuar, përmes mekanizmave të kontraktimit të drejtpërdrejtë, pa një konkurrim të hapur ndër prodhuesve. Situata bëhet edhe më shqetësuese nga anulimi i procedurave të prokurimit për uniformat e institucioneve shtetërore, duke ngritur pyetje serioze mbi mundësinë reale të ndërmarrjeve private shqiptare për të konkurruar në këtë treg. Industria shqiptare e konfeksioneve ka investuar prej dekadash në teknologji, kapacitete prodhuese dhe kualifikimin e mijëra punonjësve. Një pjesë e ndërmarrjeve tona prodhon uniforma ushtarake për tregjet e vendeve anëtare të NATO-s, duke dashur standardet të larta të cilësisë dhe aftësive të tyre konkurruese në tregjet ndërkombëtare.