Aktualitet
IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë në Bashkinë Himarë dhe ka prishur objekte dhe struktura të ngritura pa dokumentacion ligjor.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka realizuar një aksion në Bashkinë Himarë, ku ka prishur disa objekte dhe struktura të ngritura pa dokumentacion ligjor. Aksioni u përqendrua në zonën e Livadhit, plazhin e Gjipesë, plazhin e Borshit, Piqeras dhe Dhërmi.