Shpërthejnë kritikat ndaj Inzaghit, rrezikon shkarkimin
Kritikat ndaj trajnerit Simone Inzaghi po shpërthejnë në Al-Hilal, pasi skuadra e tij pësoi një humbje 3-1 në AFC Champions League kundër Al-Shamal.

Simone Inzaghi po kalon një moment të vështirë në stolin e Al-Hilal, pasi ka përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes 3-1 në AFC Champions League kundër skuadrës nga Katari, Al-Shamal. Tekniku italian zgjodhi të bënte një rotacion të gjerë në formacion, duke lënë pushim yje si Bounou, Koulibaly, Éatkins, Neves dhe Milinkovic-Savic, ndërsa Summerville dhe Martinelli mungonin për shkak dëmtimi.
Skuadra e Al-Shamal, e cila kishte në fushë emra të njohur si Riyad Mahrez, Pablo Mari dhe Jeison Murillo, përfundoi nga këto ndryshime për të dominuar takimin dhe të siguruar fitoren. Shtypi saudit ka shpërthyer ndaj trajnerit, me gazetarët vendas që e kanë cilësuar vendimin e tij për të ndryshuar thellësisht formacionin si papërgjegjëshmëri, sabotim dhe mungesë respekti ndaj kundërshtarit. Inzaghi u mbrojt duke deklaruar se kjo është vetëm humbja e tij e tretë në 16 muaj qëndrim në krye të pankinës arabe.
Pavarësisht ecurisë pothuajse pa humbje që nga sezoni i kaluar, Al-Hilal nuk arriti të fitonte titullin kampion atë vit, duke u mjaftuar vetëm me trofeun e Kupës së Mbretit. Zhgënjimi i tifozëve është i madh dhe thirrjet për shkarkimin e tij kanë filluar të theksohen që nga humbja e pesuar në shtator kundër Neom, duke e vendosur trajnerin nën një presion të vazhdueshëm.