LAJMI I FUNDIT: Presidenti i Republikës shpall datën e zgjedhjeve lokale
Presidenti i Republikës ka shpallur datën e zgjedhjeve lokale për organet e qeverisjes vendore, duke përfshirë zgjedhjet për qytetarët shqiptarë.

Presidenti i Republikës ka dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Kjo datë është zgjedhur në konsultim me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Subjektet e tjera politike nuk u përfshinë në konsultim dhe nuk bënë parapëlqim për datën e zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik. Ai kërkoi që palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.