Chivu: Shtatë derbesh pa fitore, duhet të ndryshojmë historinë
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka thënë se skuadra duhet të tregojë një version më të mirë të vetes dhe të mos kënaqet me rezultatet e arritura deri më tani.

Tekniku rumun ka thënë se nëse skuadra nuk fiton derbin në shtatë ndeshje, duhet të bëjë vetë pyetje. Ai ka theksuar se përballja me Milanin kërkon përqendrim, ekuilibër dhe sakrifa më të mëdha nga të gjithë lojtarët.
Chivu ka deklaruar se duhet të kemi ekuilibër dhe motivim, të bëjmë disa sakrifa më shumë sesa në ndeshjet e tjera. Ai ka theksuar se duhet të jemi të organizuar edhe kur nuk e kemi topin, të tregojmë uri dhe disiplinë, pa menduar se kemi lojtarë të fortë që mund t’i zgjidhin vetë gjërat.
Trajneri i Interit ka folur edhe për rëndësinë e derbit në garën për titull, duke theksuar se, pavarësisht peshës së kësaj përballjeje, rezultati nuk do të jetë përcaktues për sezonin.
Chivu ka nënvizuar se në derbi nuk ka favoritë dhe se skuadra duhet të tregojë pjekuri jo vetëm përmes lojës, por edhe përmes vazhdimësisë së rezultateve. Ai ka thënë se nuk ka favorit në derbi dhe se të gjithë e dimë se sa shumë të jep një fitore në një ndeshje të tillë dhe çfarë të merr një humbje.
Trajneri i Interit ka komentuar gjithashtu formën e Marcus Thuram, duke vlerësuar paraqitjet e fundit të sulmuesit francez dhe besimin që i kanë dhënë golat. Ai ka thënë se Thuram po luan mirë dhe e ka treguar këtë në ndeshjet e fundit dhe se ai gjithmonë gjen energjinë e nevojshme.
Chivu ka pranuar se dëmtimet e kanë vështirësuar rotacionin dhe se nuk ka një përgjigje përfundimtare për aktivizimin e Martinezit. Ai ka thënë se jam i prekur nga dëmtimet dhe dikush duhet të pushojë ndonjëherë dhe se presioni i këtyre ndeshjeve është i madh.
Në fund, trajneri i Interit ka folur edhe për projektin e stadiumit të ri, duke pranuar se ka një lidhje emocionale me “San Siron”, ku ka luajtur, por duke u shprehur në favor të zhvillimit dhe investimeve të reja në futboll.