Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA-së del me njoftim për qytetarët amerikanë
Protestat vazhdojnë në qendër të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të trafikut.

Ambasada e SHBA-së ka dalë me një njoftim për qytetarët amerikanë, duke i këshilluar atyre të tregojnë kujdes për shkak se protestat mund të përhapen në rrugët përreth, duke sjellë ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Demonstratat vazhdojnë në qendër të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të trafikut. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mijete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime të pronash. Demonstratat mund të ndodhin në ditët e vijim dhe mund të ndodhin në qytete të tjera.
Ambasada e SHBA-së ka këshilluar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat e demonstratave dhe të qëndrojë vigilant dhe të jepë parësi sigurisë së tij personale. Shërbimet publike janë mbyllur ose reduktuar në Tiranë, duke përfshirë transportin publik dhe zyrat qeveritare.
Qytetarët duhet të mbajnë një profil të ulët dhe të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth, të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik dhe të kenë një plan emergjence ose strategji daljeje.