Demo: Kamera trupi për policinë në Tiranë, teknologji e re për identifikimin e protestuesve të dhunshëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka paralajmëruar fuqizimin e Policisë shtetërore përmes teknologjisë së re, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme pas situatave të krijuara gjatë protestave të fundit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka paralajmëruar fuqizimin e Policisë shtetërore përmes teknologjisë së re, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme pas situatave të krijuara gjatë protestave të fundit. Demo bëri të ditur se një nga masat e para do të jetë vendosja e kamerave të trupit për efektivët e policisë në Tiranë. Sipas tij, teknologjia do të shërbejë si për identifikimin dhe dokumentimin e personave që ushtrojnë dhunë, ashtu edhe për garantimin e ligjshmërisë së veprimeve policore. Demo tha se elementi i parë do jetë shumë i rëndësishëm që janë kamerat e trupit që shumë shpejt do ti vendosim në funksion duke filluar me policinë në Bashkinë e Tiranës. Kamerat e trupit do të përdoren për të faktuar edhe dhunën apo veprat jo të ligjshme që merren nga individë të caktuar dhe për të garantuar që veprimet e policisë janë brenda kornizës ligjore. Demo gjithashtu tha se do përmendja një fakt të teknologjisë që jemi duke përdorur për të ndihmuar policinë në evidentimin e elementëve të dhunshëm gjatë protestës dhe që janë të maskuar. Materialet i janë referuar Prokurorisë ku duken qartazi që persona të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe institucioneve. Falë teknologjisë kemi evidentuar identitetin e tyre dhe tashmë do ndiqen penalisht. Demo gjithashtu bëri thirrje për një reagim të unifikuar të institucioneve të drejtësisë ndaj personave përgjegjës për aktet e dhunës gjatë protestave. Ai tha se iu bëj thirrje Gjykatës dhe Prokurisë së Tiranës për një përgjigjie uniforme në mbrojtje të shtetit, pronës, sigurisë kolektive ku ata elemente të cilët realisht kanë kryer dhunë mbi kryeqytetin e shqiptarëve të kenë një standard sa i përket përgjegjësisë ligjore që duhet të përballen.