Sport

Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të Superiores

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka ndjekur tre ndeshjet e javës së 9-të të Superiores, duke monitoruar paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë për Kombëtaren shqiptare.

Foto nga burimi: Trajneri i Kombëtares, Maran, ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të Superiores

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiores”. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të merkës sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia, për të vijuar me sfidën Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për të mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

Siç kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potenciale për Kombëtaren shqiptare.

Gjithashtu, trajneri kuqezi ka vizituar më parë edhe disa skuadra të kampionatit gjatë procesit stërvitor, duke monitoruar mënyrën se si punohet dhe ka pasur mundësinë të flasë nga afër edhe me teknikët e klubeve shqiptare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.