Brooklyn Beckham i bën dedikimin romantik për Nicola Peltz: "Je e gjithë bota ime"
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë festuar shtatëvjetorin e lidhjes së tyre duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta dhe mesazhe plot dashuri.

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë festuar shtatëvjetorin e lidhjes së tyre duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta dhe mesazhe plot dashuri. Me rastin e këtij përvjetori, 27-vjeçari publikoi në Instagram disa fotografi romantike, mes tyre një imazh ku shfaqet duke puthur Nicola-n në faqe, si dhe një tjetër me lulet që i kishte dhuruar.
Krahas fotografive, Brooklyn i kushtoi bashkëshortes një dedikim emocionues, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e kaluara së bashku. "Nicola ime e bukur, ti do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Je e gjithë bota ime, shoqja ime më e mirë dhe personi më i rëndësishëm në jetën time. Ndihem me fat që mund të të dua dhe të kaloj gjithë jetën pranë teje. Ti dua më shumë nga sa mund ta shprehin fjalët", ka shkruar ai.
Edhe Nicola Peltz, 31 vjeç, iu përgjigj publikisht dedikimit të bashkëshortit, duke lënë një koment romantik poshtë postimit të tij. "Ti dua më shumë se gjithçka. Pergjithmonë e jotja", shkroi ajo.
Edhe aktorja ka zgjedhur të kushtojë një dedikim të veçantë Brooklyn-it, duke publikuar fotografi dhe momente nga jeta e tyre në çift. "Gëzuar përvjetorin, dashuria ime, shoku im më i mirë, gjithçka për mua. Nuk mund ta besoj që kanë kaluar shtatë vite pranë teje. Nuk do të deshiroja asgjë tjetër. Ti dua me gjithë shpirtin tim. I dua letrat e tua të dashurisë dhe kafetë tona të mëngjesit me këlyshët. Ti lutem, mos ndrysho kurrë. Bie në dashuri me ty gjithnjë e më shumë çdo ditë", ka shkruar Peltz.