Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, duke theksuar se SHBA-të duan që Teherani të garantojë se nuk do të furnizojë armë bërthamore në asnjë rrethanë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhjeve të mesmandatit për në Kongres më 3 nëntor. Në një itervistë, Trump deklaroi se "lufta do të mbarojë shpejt". Ai theksoi se SHBA-të duan që Teherani të garantojë se "nuk do të furnizojë armë bërthamore në asnjë rrethanë" dhe se çmimet e naftës do të bien me shpejtësi menjëherë pas përfundimit të luftës. Trump argumentoi se Irani ishte shumë i etur për të arritur një marrëveshje, por ai nuk ofroi ndonjë mendim se kur ose si mund të arrihet një marrëveshje e mundshme.