Ermal Beqiri, biznesmeni i arrestuar në Francë për fluturimin e avionit mbi centralin bërthamor
Ermal Beqiri, një biznesmen shqiptar, u arrestua në Francë pasi fluturoi një avion të lehtë pranë centralit bërthamor të Penly-t. Incidenti ndodhi kur Beqiri fluturonte në një lartësi prej 3 700 km, duke ulur hundën e avionit në 3 500 km, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme.

Ermal Beqiri, një biznesmen shqiptar, u arrestua në Francë pasi fluturoi një avion të lehtë pranë centralit bërthamor të Penly-t. Incidenti ndodhi kur Beqiri fluturonte në një lartësi prej 3 700 km, duke ulur hundën e avionit në 3 500 km, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme.
Beqiri, një i shumëkërkuar në Shqipëri për çështjen e tenderave të AKSHI-t, fluturonte i lirë mbi qiellin francez, duke pilotuar një avion të vogël. Por qëndrimi i tij i papritur i drejtuar mbi centralin bërthamor të Penly-t, një qendër e rëndësishme bërthamore, shkaktoi alarmimin e autoriteteve franceze.
Penly nuk është një central bërthamor i zakonshëm. Ai është zgjedhur nga shteti francez dhe kompania shtetërore EDF si vendi ku do të ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2, pjesë e programit kombëtar për gjashtë reaktorë të rinj bërthamorë, që do të ngrihen gjithashtu në Gravelines dhe Bugey.
Projekti konsiderohet një nga investimet më të medha strategjike të Francës në dekadat e fundit dhe synon të vendosë në funksion reaktorin e parë në horizontin e vitit 2038. Sipas dokumenteve dhe njoftimeve zyrtare të EDF, Penly është sot kantieri i parë i programit EPR2, ku tashmë kanë nisur punimet përgatitore, investimet infrastrukturore dhe mobilizimi i mijëra punonjësve.
Projekti konsiderohet një nga kantieret industriale më të medha në Evropë dhe një element i strategjisë franceze për sigurinë energjetike. Pikërisht ky status strategjik shpjegon edhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve franceze ndaj fluturimit të paautorizuar mbi central.
Dy avionë ushtarakë të xhandarmërisë franceze e detyruan Beqirin të ulej në aerodromin e Albert-it. Piloti do të identifikohej si Ermal Beqiri, një emër që për francezet nuk kishte ndonjë rëndësi, por në Shqipëri ishte personi i dytë më i kërkuar në vend.