Ekonomi

Përgjegjësia e biznesit për sigurinë e pamjeve, edhe kur kamerat administrohen nga të tjerët

3 min leximPublikuar më

Burimi: Monitor ·

Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sqaron se përgjegjësia për sigurinë e regjistrimeve mbetet te biznesi, edhe kur instalimi, mirëmbajtja apo ruajtja e tyre është besuar kompanive të tjera.

Foto nga burimi: “Bizneset, përgjegjësi për sigurinë e pamjeve, edhe kur kamerat administrohen nga të tjerët”

Përdorimi i kamerave të sigurisë nga bizneset shoqërohet me detyrime të qarta ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale. Ligji nr. 124/2024 dhe Udhëzimi nr. 3/2025 percaktojnë rregulla për vendosjen e kamerave, qëllimin e regjistrimit, afatet e ruajtjes së pamjeve, kufizimin e aksesit dhe masat e sigurisë që duhet të zbatojnë bizneset.

Në një intervistë për "Monitor", Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sqaron se përgjegjësia për sigurinë e regjistrimeve mbetet te biznesi, edhe kur instalimi, mirëmbajtja apo ruajtja e tyre është besuar kompanive të tjera.

Ai thekson se përdorimi i kamerave duhet të jetë i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa çdo akses në regjistrime duhet të kufizohet dhe të dokumentohet për të parandaluar keqpërdorimin e tyre.

Gjatë periudhës 2025 – tetor 2026, institucioni ka trajtuar 65 ankesa lidhur me video-survejimin, duke evidentuar shkelje dhe mangësi në zbatimin e kuadrit ligjor, për të cilat janë dhënë 45 rekomandime dhe janë nxjerrë 10 vendime.

Ligji nr. 124/2024 dhe Udhëzimi nr. 3, datë 30.04.2025, kërkojnë që përdorimi i kamerave të ketë një bazë ligjore, një qëllim të percaktuar dhe të jetë i nevojshëm dhe proporcional. Në praktikë, çfarë duhet të dokumentojë një biznes përpara se të instalojë një sistem CCTV për të provuar se ekziston një interes i ligjshëm dhe se i njëjti qëllim nuk mund të arrinë me një mjet më pak ndërhyrës?

Në rastet e caktuara, biznesi duhet të bëjë një vlerësim konkret të alternativave/analizës krahasuese të masave alternative, jo thjesht të deklarojë se nuk ka mjetë të tjera, apo të administrojë evidenca konkrete që justifikojnë ekzistencën e këtij interes.

Në shumicën e rasteve, kontrolluesi e ka të pamundur identifikimin paraprak të individëve që do të kalojnë në zonën e survejuar, për të siguruar më parë përlaqimin e tyre. Në këto raste, kontrolluesi legjitimohet të vendosë sisteme CCTV, nëse ky përpunim është për përmushjen e një detyrimi ligjor, apo të interesave të ligjshëm të tij ose të një pale të tretë, me përjashtim të rastit kur interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, që kërkojnë mbrojtje të të dhënave personale, veçanërisht kur subjekti i të dhënave është i mitur, kanë përparësi mbi këto interesa.

Ku qëndron kufiri mes përdorimit të kamerave për sigurinë e njerëzve dhe pronës dhe përdorimit të tyre për monitorimin e punonjësve? Në cilat rrethana mund të filmohet një post pune dhe a mund të përdoren më pas pamjet e mbledhura për qëllime sigurie për të vlerësuar performancën, sjelljen apo për të marrë masa disiplinore ndaj një punonjësi?

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.