SHBA-ja mban të hapur Ngushticën e Hormuzit, por operacionet ushtarake po rëndojnë financat
Uashingtoni ndihmon në rikthimin e eksporteve të naftës nga Gjiri Persik, ndërsa Irani vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare.

Forcat amerikane po zhvillojnë operacione pothuajse të përditëshme për të mbrojtur anijet tregtare që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit nga raketat dhe dronet iranianë. Avionet luftarakë F-35C dhe F/A-18, që operojnë nga aeroplanmbajtësja USS George Washington, patrullojnë rrugën strategjike detare në bashkëpunim me njësi të tjera ajrore dhe detare.
Sipas ushtrisë amerikane, forcat e SHBA-së kanë lehtësuar kalimin e më shumë se 3,000 anijeve tregtare gjatë gjashtë muajve të fundit. Eksportet e naftës nga Gjiri Persik kanë tejkaluar se fundmi nivelet e para-luftës, ndërsa Uashingtoni vlerëson se 95% e kalimeve në Ngushticën e Hormuzit janë tashmë të sigurta.
Megjithatë, operacioni po ushtron presion të konsiderueshëm mbi Marinën amerikane. Aeroplanmbajtëset dhe anijet shoqëruese kanë qëndruar në det për muaj të tërë, ndërsa misionet e zgjatura po rendojnë mbi ekuipazhet, mirëmbajtjen e avionëve dhe furnizimet ushtarake.
Aktualisht, rreth 50,000 trupa amerikane dhe 20 anije luftarake operojnë në Lindjen e Mesme. Sipas vlerësimeve të Zyretës së Buxhetit të Kongresit, konflikti i kushton Uashingtonit 2 deri në 3 miliardë dollarë në muaj.
Pavarësisht pranisë së konsiderueshme amerikane, Irani vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare. Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se nuk mund të mbulojnë në kohësish të gjitha objektivat e mundshme. Ata paralajmërojnë gjithashtu se angazhimi afatgjatë në rajon kufizon aftësinë e SHBA-së për të përgjigjur krizave në pjesë të tjera të botës.
Ndërkohë, administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit, megjithëse Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të ndërmarrë sulme para zgjedhjeve të mesit të mandatit. Bllokada detare, sipas saj, do të mbetet në fuqi.
Analistët vlerësojnë se përballa po shndërrohet në një provë qëndrueshmërie mes Uashingtonit dhe Teheranit. Dana Stroul, ish-zyrtare e lartë e Pentagonit, thekson se sanksionet dhe bllokada nuk e kanë detyruar ende Iranin të bëjë leshimet që kërkon administrata Trump.
Nga ana tjetër, Michael O’Hanlon, ekspert i Institutit Brookings, argumenton se Trump duhet t’i japë kohë bllokadës ekonomike dhe detare të ushtrojë presion mbi Teheranin, në vend që të kërkojë një zgjidhje të shpejtë përmes sulmeve të reja.
Sfida kryesore për Uashingtonin mbetet ruajtja e sigurisë së transportit të naftës, pa e shndërruar angazhimin ushtarak në një barrë afatgjatë që dobeson kapacitetet amerikane në rajone të tjera strategjike.