Pacolli: Dëmtuesit e projektit të aeroportit të Vlorës do të vënë para përgjegjësisë
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet sociale për çështjen e aeroportit të Vlorës, duke shprehur besimin se drejtësia do të vërë para përgjegjësisë ata që kanë shkatërruar projekti.

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës. Ai shkruan se grupe të ndihmuara nga persona të fshehur pas autoritetit dhe forcat e shtetit kanë punuar kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Pacolli thekson se drejtësia do të vërë para përgjegjësisë përgjegjësit e dëmtimit të këtij projekti, duke filluar nga autorët e tentativave të tjetërsimit të kuotave në prill të vitit 2025, deri te të gjithë ata që kanë ndërmarrë, mbështetur apo mundësuar veprime shkatërruese dhe kundër-ligjshme ndaj aeroportit. Ai shton se dyshimet për përfshirje në këto veprime dëmtuese shtrihen edhe tek ish-administratorët e VIA-s, Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi. Pacolli thekson se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të fshihet pas pushtetit për të shmangur përgjegjësinë.