Orbani dhe Vuçiç ranë: Kush e ka radhën?
Orban dhe Vuçiç, dy burra të fuqishëm në Evropën Lindore dhe Juglindore, ranë në zgjedhjet e fundit. Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive në Evropë.

Regjimet autokratike kanë një defekt që në gjenezë: rrethohen vetëm nga servilë, dhe ata nuk të paralajmërojnë kur po të merr flakë shtëpia. Regjimet e tyre ndërtohen mbi frikën, dhe frika njëherë mbaron. Njerëzit ngrihen dhe zemërimi e mund frikën. Kur çdo copë e atdheut u ndahet miqve dhe të afërmve, nuk mbetet njeri që ta mbajë shtetin.
Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive në Evropë. Fillimisht Orbani, njeriu që kontrollonte Hungarinë me dorë të hekurt, humbi zgjedhjet pas 16 vjetësh. Para pak ditësh, ishte radha e Vuçiçit. Dy burra të fortë që dukej se nuk do të binte kurrë. Dhe ranë njësoj. Pa burrëri, me votë, pa iu bërë vonesë njeriu për ta. Sepse regjimet autokratike kanë një defekt që në gjenezë: rrethohen vetëm nga servilë, dhe ata nuk të paralajmërojnë kur po të merr flakë shtëpia.