Juventus në krizë, Spalletti mbetet trajner, por me kushte
Juventus është në një krizë, por drejtuesit e klubit ende i japin besim trajnerit Luciano Spalletti. Megjithatë, mbështetja nuk është pa kushte, pasi klubi pret një reagim të menjëhershëm nga skuadra.

Juventus është në një periudhë vështirë, por drejtuesit e klubit kanë vendosur të vazhdojnë t'i besojnë trajnerit Luciano Spalletti, për momentin. Megjithatë, kjo mbështetje nuk është pa kushte, pasi klubi pret një reagim të menjëhershëm nga skuadra, duke nisur nga përballa me Napolin.
Drejtuesit bardhezinj kanë ndërhyrë për të konfirmuar besimin ndaj trajnerit, por rezultatet e ardhshme mund të përcaktojnë vazhdimësinë e tij në stoli. Pauza e ardhshme e kombëtareve shihet si një moment i mundshëm për të rivlerësuar situatën, nëse skuadra nuk arrin të përmirësojë paraqitjet.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë për probleme edhe brenda dhomave të zhveshjes. Sipas gazetës "La Stampa", disa lojtarë kanë shprehur pakënaqësi ndaj metodave të punës së Spallettit, duke pretenduar se skuadra nuk po zhvillon stërvitje të mjaftueshme.
"Shumë fjalë, pak stërvitje të vlefshme", është komenti që burime të cituara nga gazeta ia atribuojnë disa futbollistëve të Juventusit.
Në të njëjten linjë është edhe e përditshmja torineze "Tuttosport", e cila raporton se në qendra stërvitore të Juventusit shihen pak lojtarë duke punuar në palester, ndërsa dhomat e masazhit janë vazhdimisht të zënë.
Këto raportime shtojnë presionin mbi Spallettin, i cili po përballet si me rezultatet e dobëta, ashtu edhe me pakënaqësitë që, sipas mediave italiane, kanë lindur brenda skuadrës.
Në këtë situatë, emri i Antonio Contes vazhdon të përmendet si një alternativë e mundshme për stolin bardhezi. Megjithatë, drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmarrë ende hapa për ndryshimin e trajnerit.
Për momentin, Spalletti ruan mbështetjen e klubit, por përballa me Napolin merr rendësinë të veçantë për të ardhmen e tij.