SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën në një marrëveshje vlerësuar në 2.1 miliard dollarë. Raketat do të financohen nga aleatët evropianë të Ukrainës dhe Kanadasë, pa përfshirë fonde nga buxheti amerikan.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëprisur vendimin e Uashingtonit, por ka theksuar se Ukraina ka nevojë për këto sisteme mbrojtjeje menjëherë, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse. Ai ka deklaruar se Rusia ka kryer më shumë se 30 sulme ndaj objekteve kritike të infrastrukturës energjetike ukrainase gjatë dy javëve të fundit.
Një nga shqetësimet kryesore mbetet koha e prodhimit. Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, prodhimi aktual arrin rreth 600 raketa Patriot në vit. Meqë porosia e re pret të përfshijë raketa të prodhuara rishtazi dhe jo municione ekzistuese në rezervat amerikane, dorëzimi i tyre nuk pret të jetë i menjëhershëm.
Ukraina përballet gjithashtu me mungesë globale të raketave interceptuese, për shkak të kërkesës së lartë dhe përdorimit të tyre në konfliktet e fundit. Njoftimi vjen pas tensioneve të fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.