Ruben Amorim: "Nuk kam zili Chivun, jam te Milani sepse e zgjodha vetë"
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, deklaroi se nuk ka zili trajnerin e Interit, Cristian Chivu, dhe se ai zgjodhi të drejtojë Milanin sepse e pëlqen sfida për të ndërtuar diçka nga e para dhe për të zhvilluar lojtarë të rinj.

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, pranoi se skuadra ka nevojë për kohë për të u rritur dhe të përmirësohet, por objektivi mbetet titulli kampion. Ai vlerësoi mbështetjen e pronarit Gerry Cardinale dhe pranoi se ndërtimi i themeleve të qëndrueshme kërkon kohë dhe punë.
"Jam i lumtur me zgjedhjen time. E di se duhet të fitojmë ndeshje për të fituar kohën e nevojshme për të ndërtuar diçka të qëndrueshme", tha Amorim.
Amorim deklaroi se derbi i Milanos ka një rëndësi të veçantë, pasi rivaliteti mes dy klubeve që ndajnë të njëjtin qytet dhe stadium krijon një atmosferë të ndryshme nga përballet në Angli apo Portugali.
"Është një ndeshje speciale. Është një rivalitet unik, dy skuadra të mëdha në të njëjtin qytet. Mendoj se kultura e futbollit këtu është më afër asaj portugeze. Në Angli është pak më ndryshe, ndërsa këtu ndihet ajo përberësja latine që e njohim edhe në Portugali", tha portugezi.
Amorim konfirmoi se Gila, Rabiot dhe Moreira janë gati të bashkohen me grupin, por vendimi për aktivizimin e tyre nga minuta e pare do të merret pas vlerësimit përfundimtar para ndeshjes.
Humbja ndaj Bolognës mbetet një nga shqetësimet kryesore të trajnerit. Amorim nuk fshehu pakënaqësinë për mënyrën se si skuadra pësoi dy gola brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke theksuar se gabimet tilla duhet të shmangen.
"Nuk mund të humbasim në atë mënyrë. Nuk mund të pësojmë dy gola në dy minuta. Mund të bëjmë shumë më mirë dhe ka disa detaje për të cilat kam diskutuar me lojtarët. Që nga kthimi i futbollistëve nga kombëtaret nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t'u stërvitur", tha portugezi.
Objektivi i Milanit mbetet titulli kampion, por trajneri pranoi se aktualisht skuadra duhet të ngushtojë diferencën me rivalët që kryesojnë renditjen. Sipas tij, rëndësia nuk ka vetëm arritjen e suksesit, por edhe ndërtimin e një ekipi që mund të qëndrojë në nivelet më të larta për një kohë të gjatë.
"Kur je Milani, objektivi është titulli kampion. Por sot duhet të kuptojmë se ka një diferencë me skuadrat në krye. Duam të fitojmë, por nuk duam të shpallemi kampionë një vit dhe sezonin tjetër të gjendemi në të njëjtin situatë. Nuk e di sa kohë do të na duhet, por synimi mbetet titulli", theksoi Amorim.
Një nga deklaratat më të spikatura të konferencës ishte ajo për trajnerin e Interit, Cristian Chivu. I pyetur për rivalin në stolën zikaltër, Amorim u shpreh se nuk ka asnjë arsye për ta pasur zili, duke nenvizuar se zgjedhja për të drejtuar Milanin ishte e vetëdijshme.
"Nuk kam aspak zili për Chivun, sepse jam në vendin e duhur, te Milani dhe jo te Interi. E zgjodha këtë projekt sepse më pëlqen sfida për të ndërtuar diçka nga e para, për të zhvilluar lojtarë të rinj dhe për të krijuar një skuadër. Jam i lumtur me zgjedhjen time. E di se duhet të fitojmë ndeshje për të fituar kohën e nevojshme për të ndërtuar diçka të qëndrueshme", tha portugezi.
Megjithatë, portugezi nuk ngurroi të vlerësonë forcën e Interit. Sipas tij, skuadra zikaltër ka fituar një nivel të lartë automatizmi dhe pjekurie, që i lejon të ruajë identitetin e lojës edhe kur trajnuesit ndryshojnë.