Sociale
Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
Kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët që protestojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për protestuesit që janë në qendër të vëmendjes për shumë ditë në Shqipëri. Për të pestën ditë radhazi, Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, sofrën e gurtë para Kryeministrisë me letrat për dialog mbi të.