"Grusht shteti" në Poloni: Protesta për Kushtetuesen nxjerr në rrugë
Protesta në Poloni për Kushtetuesen nxjerr në rrugë, pas pezullimit të drejtuesve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Karol Nawrocki ndërpreu udhëtimin drejt Senegalit dhe u kthye në Varshavë, ku protestuesit u përballën me policinë.

Protesta në Poloni për Kushtetuesen nxjerr në rrugë, pas pezullimit të drejtuesve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Karol Nawrocki ndërpreu udhëtimin drejt Senegalit dhe u kthye në Varshavë, ku protestuesit u përballën me policinë.
Ngjarjet filluan në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, ku u publikua një njoftim për pezullimin për një muaj të presidentit të saj, Bogdan Święczkowski, dhe zëvendëspresidentit Bartłomiej Sochański. Vendimi u shpalli nga Anna Korwin-Piotrowska, e cila deklaroi se po merrte drejtimin e institucionit për të garantuar funksionimin e tij në përbërje me ligjin.
Drejtuesit e gjykatës kundërshtuan menjëherë këtë vendim, duke pretenduar se faqja e internetit ishte marre në mënyrë paligjshme dhe se Święczkowski dhe Sochański vazhdonin të mbajnë detyrat e tyre. Protesta u shoqërua me mobilizimin e mbështetësve të opozitës konservatore, të cilët u mblodhën përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në Varshavë.
Forcat e policisë vendosën barriera sigurie dhe angazhuan njësi të specializuara për të parandaluar hyrjen e protestuesve në institucion. Situata u tensionua kur disa demonstrues tentuan të kalonin gardhin rrethues, ndërsa drejtuesit e policisë u hodhën sende të ndryshme. Autoritetet ndaluan tre persona.
Mes protestuesve kishte përfaqësues dhe mbështetës të partisë opozitare Ligji dhe Drejtesia (PiS), të cilët akuzuan kryeministrin Donald Tusk se po ndërhynë në funksionimin e gjykatës. Ndërkohe, presidenti Karol Nawrocki, i cili po udhëtonte drejt Senegalit për takime zyrtare, vendosi të ndërprejë menjëherë viziten. Përmes një mesazhi në platformën X, ai njoftoi se po kthehej në Poloni, pasi situata kërkonte praninë e kryetarit të shtetit.
Pas mbërritjes në Varshavë, Nawrocki zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të sistemit gjyqësor dhe shkoi personalisht në selinë e Gjykatës Kushtetuese, i shoqëruar nga presidenti i pare i Gjykatës së Lartë, Zbigniew Kapiński.
Prania e presidentit në institucion u shoqërua me tensione të reja. Sipas televizionit publik polak TVP, gjatë hyrjes së tij pati shtyrje dhe përplasje fizike. Gjyqtari Maciej Berek akuzoi presidentin për sjellje agresive ndaj gjykatës Korwin-Piotrowska dhe gjykatësve të tjerë, ndërsa shefi i kabinetit presidencial, Paweł Szefernaker, paraqiti një version të kundërt të ngjarjes, duke pretenduar se përfaqësuesit e gjykatës kishin tentuar të pengonin fizikisht presidentin.
Këto pretendime mbeten të kundërshtuara nga palët. Përplasja në Gjykatën Kushtetuese nuk është një konflikt i izoluar. Ajo përben një fazë të re të mosmarrëveshjeve që kanë shoqëruar sistemin gjyqësor polak prej më shumë se një dekade.
Gjatë periudhës 2015-2023, kur Polonia drejtohej nga partia konservatore PiS, qeveria ndërmori reforma të shumta në drejtësi dhe emëroi gjyqtarë në institucione të renditshme, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare ngritën shqetësimet se këto ndryshime dobesonin pavarësinë e gjyqësorit dhe shtonin ndikimin politik mbi institucionet.
Gjykata Kushtetuese, gjatë kësaj periudhe, mori disa vendime që i dhanë parësinë legjislacionit polak kundrejt së drejtës së Bashkimit Evropian, duke shkaktuar mosmarrëveshje të vazhdueshme me Brukselin. Institucioni luajti gjithashtu rol në vendosjen e kufizimeve të forta ndaj abortit.
Kur Donald Tusk u rikthye në pushtet në vitin 2023, ai premtoi të rivendoste pavarësinë e gjyqësorit dhe të rivendoste ligjin.