Qeveria në vijën e zjarrit me bizneset dhe efekti bumerang i paketës fiskale
Qeveria ka propozuar paketë fiskale për vitin 2027, por bizneset janë në vijën e zjarrit dhe kundërfaqësojnë paketën. Ata kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë në gjendje të frenojnë aktivitetin, duke menduar se qeveria po premtonte demishpërblime.

Qeveria ka tashmë drejtën të vendosë për shpërndarjen e barrave tatimore, por ka edhe përgjegjësinë të shpjegojë pse duhen më shumë taksa, si do të perdoren paratë dhe çfarë përmirësimi do të sjellin për qytetarët dhe bizneset. Në një ekonomi që po humbet njerëz, industri dhe kapacitete prodhuese, përlasja me sipërmarrjen është një luks që vendi nuk mund të ia lejojë vetes.
Ndërsa qeveria kishte përqendruar të gjitha forcat në një front, duke u përpjekur prej javësh të shuante valën e protestave të studentëve me çdo mjet në dispozicion, deri te gjobat prej mijëra eurosh që u rroqen edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, një tjetër front u hap papritur.
Disa biznese, të lënë pa mbrojtje nga forcat e rendit, kishin pësuar dëmtime fizike në ditët dhe netët e trazuara. Ato po fillonin të përqëndrojnë edhe frenim të aktivitetit. Duke menduar se qenë nën besën e qeverisë që po premtonte demishpërblime, madje reklamoi dhe platformën “Dem i”, ata u gjendën nën “zjarrin” goditës të paketës fiskale të propozuar papritmas për vitin 2027.
Por, si rrallëherë më parë, pothuajse e gjithë sipërmarrja, nga prodhuesit dhe eksportuesit te turizmi dhe investitorët e huaj, nga të vegjlit, profesionist i lirë e deri te të medhenjtë, u bashkua kundër një pakete fiskale, të pajisur me një arsenal taksash shumë të larta. Edhe më i fortë ishte reagimi i organizatave që përfaqësonin investitorët ndërkombëtarë.
Paralajmërimet janë serioze: shtyrje apo anulim i investimeve, mbyllje aktivitetesh, humbje vendeve punë dhe zhvendosje e kapitalit drejt vendeve të tjera të rajonit. Janë mesazhe që vështirë se mund të shpërfillen nga një ekonomi që ka nevojë për investime, teknologji, eksporte dhe vende punë më të mirëpaguara.
Ironia bëhet edhe më e dukshme, se kjo ndodhi në një kohë kur Kryeministri ka prezantuar “BESËN” si konceptin mbi të cilin duhet të ndërtohet marrëdhënia e re e shtetit me qytetarët dhe bizneset, duke e shpjeguar përmes besimit, empatisë, shërbimit dhe angazhimit.
Ironia kalon në sarkazëm kur kjo ndodhi pikërisht në ftesën për “DIALOG” që kryeministri shfaq me skenografi para ndërtësës së Kryeministrit si mjet për të dëgjuar e për të zgjidhur shkaqet e zemërimit.
Mes “Besës” dhe “Dialogut”, biznesi pothuaj pa dallim i të gjithë sektorëve të ekonomisë, u gjend nën zjarrin e beftë tatimor.
Në fakt, sjellja e qeverisë nuk është e re. Ndryshimet tatimore shpesh janë prezantuar në fund të vitit, me kohë të kufizuar për konsultime, për të u miratuar më pas përmes forcës së kartonit të shumicës parlamentare me pak retushime dhe pa reflektuar për thelbin e propozimeve nga biznesi.
Këto herë, megjithatë, kjo praktikë po përballëhet me një rezistencë më të gjerë, pasi me sa duket për bizneset ka ardhur një pikë ku nuk mbajnë më.
Problemi tjetër është mungesa e një analize të sinqertë dhe të plotë të efekteve të paketës. Propozimet janë ndryshuar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, disa herë edhe brenda 24 orësh. Një masë shpallet, një tjetër tërhiqet, një taksë ulet, një tjetër rritet, duke krijuar një kakofoni skenarësh.
Efektet surprizë mund të krijojnë suspans në një film, por nuk janë mënyra se si duhet të funksionojë një qeveri serioze. Përkundrazi, duket sikur kjo mënyrë është zgjedhur qëllimisht qëllimisht që palët e interesuara edhe të duket se konsultohen, edhe të çorientohen në propozime që mund të mos jenë më në diskutim.
Politika fiskale nuk mund të hartohet si një seri njoftimesh të njëpasnjëshme. Ajo përcakton vendime që bizneset i planifikojnë për vite me radhë: sa të investojnë, sa të punësojnë, ku të hapin një fabrikë, nëse të zgjerojnë prodhimin apo të hyjnë në tregje të reja.
Një ekonomi nuk mund të ndryshojë sjelljen e saj me të njëjtin shpejtësi me të cilën qeveria harton një projektligj, e po ashtu edhe bizneset.
Për më tepër, rritjet e vazhdueshme të të ardhurave buxhetore nuk janë shoqëruar me të njëjtin përparim në përmirësimin e gjendjes ekonomike.