Të dënuar me 15 vite burg nga Gjermania, arrestohen në Morinë dy të rinjtë e shpallur në kërkim
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga në Morinë. Policia bën me dije se të arrestuari janë shqiptarë të Kosovës dhe se ata janë në kërkim nga Gjermani për vjedhje me dhunë. Të dy janë të dënuar me nga 15 vite burg secili. Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Erfurtit i ka dënuar dy të rinjtë me nga 15 vite burgim për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht: G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë.